Presidenca e konfirmon largimin e Velës

Presidenca e konfirmon largimin e Velës

Aktuale November 30, 2023 - 13:27

Blerim Vela nuk do të jetë më shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.

Këtë e kanë konfirmuar nga Presidenca përmes një njoftimi, ku thuhet se Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë, transmeton Zeri.info.

“Shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela, ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t'i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes. Presidentja Osmani e ka falënderuar Velën për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Zëri