Ekspertët e sigurisë: Vrasja e Liridona Murselit, e planifikuar

Ekspertët e sigurisë: Vrasja e Liridona Murselit, e planifikuar

Aktuale December 02, 2023 - 00:21

Fitim Shishani,njohës i sigurisë, lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit, tha se është vështirë të thuhet një diçka për shkak të rrezikshmërisë së lartë të këtij rasti, për mënyrën e kryerjes së këtij akti.

Ai këtë akt e cilësoi si një vrasje e rëndë.

“Ky rast ka qenë i përgatitur dhe me role të ndara të pjesëmarrësve, prandaj e bën rastin të vështirë”, tha Shishani.

Ai këtë akt të rëndë e ndan në dy pjesë: në njërën anë vrazhdësia e kryerjes së këtij akti, sepse e ndjera ka qenë pjesëtare e familjes; ndërsa në anën tjetër, veprimet e shpejta të Policisë së Kosovës, janë për çdo lëvdatë.

Ndërsa Arbër Jashari, avokat, i cili pati shprehur dilemat e tij lidhur me këtë vrasje, tha se këto i ka mbështetur në doktrina shkencore juridike, por edhe logjikën.

“Secila vepër penale i ka karakteristikat e veta dhe kur e kam analizuar situatën në bazë të informatave që na kanë ardhur, i kam shprehur dyshimet e mia se ajo nuk mund të jetë një grabitje dhe që grabitësit i targetojnë pasuritë, veturat, bankat”, tha mes tjerash, avokati Jashari, teksa shtoi se kjo dukej më shumë si vrasje e planifikuar. /rtk