“Naimi na ka prerë në besë”, babai i Liridona Ademajt tregon se pse dyshon që iu vra vajza

“Naimi na ka prerë në besë”, babai i Liridona Ademajt tregon se pse dyshon që iu vra vajza

Aktuale December 02, 2023 - 19:56

Babai i Liridona Ademi-Murseli, Hajdar Ademi, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e të bijës së tij, e cila dyshohet se u privua nga jeta me porosi të bashkëshortit të saj.

Babai i viktimës ka thënë për News24 se është njoftuar për lajmin e rëndë nga Naim Murseli, bashkëshorti i vajzës së tij, i cili është arrestuar të premten si i dyshuar për këtë vrasje.

Ai është shprehur i indinjuar duke thënë se Naimi i ka “prerë në besë”, ndërsa ka shtuar se ai ka dyshuar kur dhëndri i ka thënë se hajdutët i kanë kërkuar Liridonës para, por ajo ka refuzuar t’i japë.

“Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë”, ka thënë babai i Liridonës.

Ai tutje është shprehur se Liridona asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin.

Hajdar Ademi ka thënë se dyshojnë që Naimi e vrau Liridonën për arsye financiare.

“Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit”, ka theksuar ai.