Vuçiqi e pranon se është takuar tri net me radhë me Radoiçiqin, para sulmit terrorist në Banjskë

Vuçiqi e pranon se është takuar tri net me radhë me Radoiçiqin, para sulmit terrorist në Banjskë

Aktuale February 06, 2024 - 08:42

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka pranuar mbrëmë se para sulmit terrorist në Banjskë ai është takuar tri net rresht me Millan Radoiçiqin, njeriun kryesor që e ka pranuar se e ka organizuar sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre terroristë serbë.

Ai gjatë intervistës në TV Happy ka thënë se në takimi ishte edhe Sllavko Simiq dhe disa djem të tjerë.

“Unë tri net kam pas takim me ata, aty ishin Radoiçiqi e Simiqi, edhe nja dhjetë burra tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata (amerikanët e evropianët) garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet”, tha Vuçiqi.

Ai tha se përgjegjësit do të ndiqen penalisht.