Zelensky në Shqipëri, më 28 shkurt

Zelensky në Shqipëri, më 28 shkurt

Aktuale February 13, 2024 - 10:54

Më 28 shkurt në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti Volodymyr Zelensky.

Një ditë më pas, më 29 shkurt do të një takim me vendet e Ballkanit Perëndimor po në kryeqytetin shqiptar.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se takimi më 29 shkurt i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në kuadër të planit të rritjes ekonomike dhe perspektiva evropiane e vendeve të rajonit.