![Samiti për Ukrainën në Shqipëri, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Osmani](/uploads/zeri.info/images/2024/January/26/auto_Vjosa_Osmani-25_janar_2024a-Laura_Hasani_copy1706267267.jpg)
Samiti për Ukrainën në Shqipëri, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Osmani
Aktuale
February 27, 2024 - 09:21
Sonte në Shqipëri pritet të arrijë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Në Samitin e parë mes Ukrainës dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Tiranë, e pranishme do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është konfirmuar nga Presidenca.
Ndërkohë, pak ditë më parë në një mesazh në platformën X, kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për gjithë Evropën. Shqipëria ka vendosur disa sanksione ndaj Rusisë, ndërsa ka dënuar luftën e saj në Ukrainë.