Vuçiqi tha se Tajvani është Kinë, Serweri: Kjo tregon se dëshiron ta mbajë hapur opsionin ushtarak në Kosovë

Vuçiqi tha se Tajvani është Kinë, Serweri: Kjo tregon se dëshiron ta mbajë hapur opsionin ushtarak në Kosovë

Aktuale February 27, 2024 - 10:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur edhe një herë se Serbia dhe populli i saj qëndrojnë përkrahë Kinës.

Gjatë një interviste për Televizionin Qendror të Kinës, Vuçiqi u shpreh se “Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur dhe si do ta bëni, pikë. Ju i merrni vendimet vetë dhe gjithmonë do ta keni mbështetjen e Serbisë dhe popullit të saj”.

Ndaj kësaj deklarate të presidentit serb ka reaguar eksperti i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer.

Ai në një postim në X ka shkruar se nuk është për t’u habitur me një deklaratë të tillë.

“Nuk është për t’u habitur, por në kundërshtim me çdo pretendim që Vuçiqi ka përqafuar Perëndimin, i cili kërkon menaxhim paqësor të çështjes. Vuçiqi nuk mund ta thotë këtë, sepse dëshiron ta mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë”, shkroi Serweri.