Sarrazini për Kurtin: Merre përgjegjësinë dhe zbatoji vendimet
Foto: Laura Hasani

Sarrazini për Kurtin: Merre përgjegjësinë dhe zbatoji vendimet

Aktuale February 28, 2024 - 19:16

Emisari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, i ka dhënë një porosi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sarrazini tha se Kurti “duhet t’i marrë përgjegjësitë dhe t’i zbatojë vendimet”.

“E dini, unë jam gjerman dhe tani ne do të mund të bënim një diskutim të gjatë rreth vendimeve ligjore dhe kohës kur janë marrë. Ju e dini që ende jetoj në këto baza juridike, për disa pike që janë bërë në kohën e mbretërisë”, tha Sarrazini.

Emisari gjerman porosinë për kryeministrin Kurti, e pati rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, që ia njeh të drejtën e pronës për dhjetëra hektarë. /klankosova