Këta janë kandidatët e propozuar nga Oda e Avokatëve për pozitën e një anëtari në KPK

Këta janë kandidatët e propozuar nga Oda e Avokatëve për pozitën e një anëtari në KPK

Aktuale February 28, 2024 - 21:25

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar emrat e kandidatëve të propozuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), për pozitën e një anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Për anëtar joprokuror në KPK nga radhët e OAK-së janë propozuar Ardian Morina, Musafë Nuhiu dhe Skender Gojani.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, do të mblidhet nesër (e enjte), me fillim në ora 09:30, ku njëra ndër pikat e

Sipas Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, brenda 15 ditëve nga përfundimi i afatit për aplikim, Komisioni për Legjislacion do të vlerësojë nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit, me të drejtën edhe të hedhjes poshtë të kandidaturave që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs.

Gjithnjë sipas këtij Ligji, pas këtij procesi, zhvillohen intervistat dhe në bazë të rezultateve në këto intervista përgatitet lista e ngushtë që i propozohet Kuvendit për votim.

Në raundin e parë, për t’u cilësuar votim i suksesshëm duhet që njëri nga kandidatët e propozuar t’i marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm dhe që votojnë.

Nëse asnjëri nuk i merr këto vota, atëherë zhvillohet raundi i dytë, ku anëtar i KPK-së nga radhët e OAK-së zgjedhet kandidati që merr numrin më të madh të votave.