Kurti fotografohet me plis në kokë gjatë takimit me mërgatën në Irlandë

Kurti fotografohet me plis në kokë gjatë takimit me mërgatën në Irlandë

Aktuale March 01, 2024 - 09:54

Kryeministri i Kosovës është takuar dhe ka bashkëbiseduar me mërgatën tonë në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Irlandë.

Ky takim i parë me diasporën u karakterizua nga diskutime të shumta për shtetin e Kosovës, për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Sipas njoftimit, Kurti theksoi se diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës, raporton Zeri.info.

Po ashtu u trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe.

"Diaspora ka kontribuuar e vijon të kontribuojë për Kosovën dhe si Qeveri e kemi obligim ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri ka përmendur edhe Fondin Sovran", thuhet në njoftim.

Kurti, mes të tjerash, i falënderoi ata për bisedat e frytshme e produktive, si dhe shprehu ngazëllimin e mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit, për diasporën dhe për dashurinë e tyre ndaj Kosovës. /Zëri