“Trafiku Urban” del me sqarim për gruan që vdiq pasi u alivanos në autobus: Prezent ishin vetëm 17 qytetarë

“Trafiku Urban” del me sqarim për gruan që vdiq pasi u alivanos në autobus: Prezent ishin vetëm 17 qytetarë

Aktuale March 03, 2024 - 14:50

Ditën e djeshme një grua ka vdekur në Prishtinë e që fillimisht ajo ishte alivanosur në njërin nga autobusët e “Trafikut Urban”.

Në lidhje me këtë ka reaguar vetë “Trafiku Urban”, të cilët thonë se ngjarja ka ndodhur në autobusin e linjës 3C, raporton Zeri.info.

Ata më pas thonë se nga videoincizimet e kamerave vërehet se në momentin që ishte ulur ajo ishte alivanosur dhe konduktori i kishte dhënë ndihmën e parë.

“Vlen të theksohet se në kohën e ndodhjes së ngjarjes, autobusi ka qenë i

ndalur në stacion, në të cilin kanë qenë prezentë rreth 17 qytetarë!

Theksojmë se stafi ynë është trajnuar për të reaguar në këto raste, e

edhe në këtë rast ka reaguar shpejt dhe me përgjegjësi”, thuhet në komunikatë. /Zëri