Para për memoriale edhe 25 vjet pas luftës

Para për memoriale edhe 25 vjet pas luftës

Aktuale March 04, 2024 - 21:14

25 vite pas lufte, disa komuna të Kosovës, vitin 2024 e filluan me projekte për memoriale e varreza të dëshmorëve. Kategoritë e dala nga lufta, kërkojnë që të paktën këto projekte të vonshme të jenë cilësore.

25 vite pas luftës, ndërtimi i memorialeve e varrezave të dëshmorëve, vazhdojnë të jenë pjesë e projekteve komunale.

Për dy muajt e këtij viti, katër projekte të komunave të ndryshme u destinuan për të rënët për liri.

Mbi 314 mijë euro ka destinuar komuna e Rahovecit për rregullimin e varrezave të dëshmorëve, martirëve dhe civilëve.

Ndërtimi dhe renovimi i lapidarëve në Prizren shkurtin e këtij viti, mori afro 34 mijë euro.

Kjo komunë ndau para edhe për mirëmbajtjen e komplekseve memoriale ekzistuese.

E komuna e Hanit të Elezit, vazhdon të ndaj para për “Ekzodi 99”. Kësaj rradhe për asfaltimin e rrugës që të çon deri tek ky projekt.

Për projekt ideor “Memoriali i Dëshmorëve”, komuna e Deçanit e mbylli vitin e kaluar, me buxhetë prej 38 mijë euro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, edhe komuna e Kaçanikut ka ndarë rreth 6 mijë euro për rregullimin e varrezave të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Megjithëse të rëndësisë të madhe, të vonuara po vlerësohen këto projekte.

Kategoritë e dala nga lufta bëjnë thirrje që këto ndërtime të jenë cilësore./teve1