Në Komisionin për Shëndetësi u kërkua të thirren logopedë që t’ua japin mundësinë t’i dëgjojnë

Në Komisionin për Shëndetësi u kërkua të thirren logopedë që t’ua japin mundësinë t’i dëgjojnë

Aktuale March 28, 2024 - 11:11

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të enjten ka mbajtur diskutimin për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutimin për mbikëqyrjen e ligjeve të përcaktuara.

Komisioni u dakordua të mbajnë temën për diskutim të martën, më 16 prill.

Deputeti Mirsad Shkreta tha se në Kosovë nuk diskutohet për shëndetin oral, ndërsa sa i përket këtij shëndeti, qytetarët më shumë janë të orientuar tek ordinancat private.

“Që nga paslufta, shëndeti oral në kuptimin e legjislacionit në krejt botën është i rregulluar me ligj të veçantë. Pse në Kosovë sot nuk diskutohet për shëndetin oral është sepse shumica e shërbimeve janë të orientuara te privati, kjo është një barrë e rëndë për qytetarin”, tha ai.

Një shqetësim tjetër që u ngrit nga Shkreta ishte edhe sëmundja e kariesit te fëmijët, për të cilët nuk ka ndonjë indeks. Ndërsa tha se shëndeti oral nuk është luks, por parakusht.

“Nuk kemi indeks të kariesit se sa fëmijë i kanë dhëmbët e prishur, kjo rezulton se niveli i prishjes së dhëmbëve te fëmijët tanë është shumë i madh, kjo duhet të jetë alarm shumë i madh për të gjithë ne. Unë mendoj se e kemi për obligim dhe është koha e fundit të reflektojmë se shëndeti oral nuk është luks, por parakusht për një jetë të shëndoshë. Ta pasurojmë listën të kemi një debat të mirëfilltë për këtë shqetësim”, shtoi ai.

Tutje, Komisioni vazhdoi diskutimin lidhur me ligjet e përcaktuara.

Deputeti Bekim Haxhiu tha se kanë pasur takime Odën, me ç’rast është caktuar një grup, ku do të takojnë veç e veç secilën odë, ai ftoi edhe anëtarët e Komisionit.

Fatmire Kollçaku tha se “propozimin e Mirsad Shkretës e kemi mbështetur për një komision për shëndet oral, kërkoj nga Shkreta të flasë lidhur me propozimin e tij”.

“E kemi pas një takim me Odën standardi i punës është caktuar si grup punues ne duhet të takojmë veç e veç secilën odë për t’i pa vështirësitë nga procesi zgjedhor deri te zbatimi i ligjit sa e respektojnë odat këtë. Mundeni me marrë pjesë përgjatë vizitave tona”, tha ai.

Kollçaku kërkoi diskutim më dinamikë në debat, duke thënë se do kërkojnë regjistrin e ndërmarrjeve.

“Për shkak të përfituesve ne do ta kërkojmë regjistrin e ndërmarrjeve dhe pastaj vazhdojmë me procedurat e rregullta që të jetë një ligj zbatues. Sa është afirmuar në këtë ligj”, tha ajo.

Diskutimi për mbikëqyrjen e ligjeve të përcaktuara

Anëtarja e Komisionit, Labinotë Demi- Murtezi, tha se ligji për odat shëndetësore të hyjë direkt në përdorim derisa Ligji për mbikëqyrje kërkon më shumë monitorim.

Ndërsa, deputeti Haxhi Avdyli sugjeroi dy propozime.

“Me i thirr si grup, ose një takim me e pas me ministrin e financave, cilat janë bazat nënligjore dhe propozimi i dytë ta mbajmë një tryezë e cila do të shërbente për informim”, tha ai.

“Jam i zhgënjyer me këtë ligj sepse kanë mbetur në sirtar. Ne si komision kemi bërë që të monitorojmë këtë ligj sepse nuk kemi mundësi me e vizitu një departament ne duhet me e sensibilizu këtë ligj ose me e ndryshu sepse ndërmarrja speciale është një organizatë që shkon mes të një ojq, unë e shoh si OJQ. Deri më tash nuk ka ndërmarrje sociale”, shtoi Avdyli.

Kurse Armend Zemaj kërkoi thirrjen edhe të shoqatave të logopedëve.

“Në kuadër të ndryshimeve ligjore propozoj të thërrasim shoqatën logopedëve që është e nevojshme për shëndetësi nëse ka propozime mund të ua dëgjojmë të ua japim mundësinë me i dëgju”, tha ai.

Tutje, Burim Meta kërkoi që të marrin me urgjencë ligjin për transplantim të veshkave dhe ligjin për përdorimin e narkotikëve.

“Kërkoi të shohë se ku është ligji për transplantim të veshkave, narkotikë për faktin se kjo e fundit është në rritje mosha e përdorimit është ulur për 10 vite. Në mungesë të një platforme ligjore”, tha Meta.

Të njëjtin propozim e mbështeti edhe deputeti Avdyli.

Deputeti Dreshaj tha se të dyja ligjet janë të rëndësishëm, por kanë kosto të lartë buxhetore.

“Kemi shtruar shumë kërkesa të cilat është e vështirë t’i adresojmë. Mendoj se të gjitha propozimet e kanë një emërues të përbashkët, vullnetin për zgjedhje”, tha Dreshaj. /Eo