Bulliqi bën homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

Bulliqi bën homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

Aktuale March 28, 2024 - 12:52

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre.

Bulliqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se 16 pjesëtarët e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu do të kujtohen me mall e dhimbje, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu kemi bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve në qytet dhe Obrançë. I kujtojmë me mall e dhimbje 16 pjesëtarët e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, që u vranë barbarisht nga forcat paramilitare serbe.

Po ashtu në këtë datë tragjike për Llapin e Kosovën i kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë viktimat që kanë pësuar nga kriminelët e Serbisë në Kosovë.

Lavdi dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit!