Bajrami: Nga LVV-ja thanë “në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë”
Aktuale
March 28, 2024 - 13:27
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të miratimit të komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë, të cilin e inicioi ajo.
Ajo ka shkruar se nga LVV-ja thanë “në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë”.
Në votim nuk kanë marrë pjesë shumica e deputetëve të LVV-së, gjë që çoi në mungesë kuorumi.
Deputetët e opozitës votuan për dhe atyre u është bashkëngjitur edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.