Pacolli: Falë punës së qeverisë “Kurti”, Kosova ka avancuar drejt anëtarësimit në KiE
Foto: Laura Hasani

Pacolli: Falë punës së qeverisë “Kurti”, Kosova ka avancuar drejt anëtarësimit në KiE

Aktuale March 28, 2024 - 14:34

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë për Ekonominë Online se falë “punës së jashtëzakonshme të qeverisë “Kurti”, Kosova ka avancuar drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Pacolli ka lavdëruar edhe punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për këtë sukses, teksa thekson se ndryshimet gjeopolitike i kanë hapur rrugë Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

“Kosova ka shënuar një fitore të radhës, pra ka kaluar një hap tutje drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Qeveria ‘Kurti’ ka bërë punë të jashtëzakonshme tre vjetët e fundit. Avancimi i Kosovës në raportin ndërkombëtar në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, në liritë civile kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë që Kosova të fillojë rrugën e saj dhe t’i hapen dyert për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës kanë kryer po ashtu një punë të jashtëzakonshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kështu që po angazhimi i qeverisë ‘Kurti’ ka ndikuar që sot të jemi këtu ku jemi dhe ndryshimet tjera gjeopolitike i kanë hapur Kosovës derën që të anëtarësohet në Këshill të Evropës”, deklaroi Pacolli.