Sandulloviqi paralajmëron ndërkombëtarët: Mediat e Vuçiqit të implikuara direkt me kriminelë që janë nën sanksione të SHBA-së

Sandulloviqi paralajmëron ndërkombëtarët: Mediat e Vuçiqit të implikuara direkt me kriminelë që janë nën sanksione të SHBA-së

Aktuale March 29, 2024 - 08:02

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq, ka paralajmëruar strukturat e sigurisë në BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe se gazetat e përditshme në Serbi “Alo” dhe “Informer” mund të përfshihen në tregtinë e narkotikëve në territorin e Serbisë dhe BE-së, si dhe pastrimi i mundshëm i parave ndërkombëtare si rezultat i krimeve të rënda.

Këtë paralajmërim, Sandulloviqi e ka publikuar në platformën “X”.

Ai thotë se ka informacione se këto gazeta ditore shërbejnë si fazë ballore për krime të tilla të rënda.

“Meqenëse 'Alo' dhe 'Informer' njihen si grushte rrahëse të regjimit kriminal në Serbi për persekutimin e kundërshtarëve të tyre politikë dhe nën kontrollin e drejtpërdrejtë të kriminelit të luftës dhe diktatorit Aleksandar Vuçiq, ne nuk jemi në gjendje t’i verifikojmë këto pretendime në autoritetet shtetërore të Serbisë, prandaj u bëjmë thirrje gjykatave ndërkombëtare dhe strukturave të sigurisë që ta kontrollojnë dhe ta përcaktojnë këtë”, shkroi ai.