Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Foto: Laura Hasani

Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë

Aktuale March 29, 2024 - 09:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët, e cila simbolizon barazinë.

Takimi do të mbahet në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, nga ora 13:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tryezën e rrumbullakët me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë.

Takimi mbahet në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren”, thuhet në njoftim.