Bajrami Muratit: Ministër, çka ke bërë për sektorin privat?
Foto: Laura Hasani

Bajrami Muratit: Ministër, çka ke bërë për sektorin privat?

Aktuale March 29, 2024 - 12:09

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka bërë sot një postim ku tha se qarkullimi i bizneseve në muajt janar dhe shkurt ka shënuar rritje për 4.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Deputetja Bajrami i është drejtuar ministrit Murati duke e pyetur se çfarë ka bërë si ministër për sektorin privat.

“Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karameleve”, shkroi Bajrami në rrjetin social në Facebook.

Sipas Bajramit, në mandatin e qeverisë “Kurti” investimet kapitale të niveli qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, bizneseve u është dyfishuar tatimi në pronë, u është rritur çmimi i energjisë dhe eksporti në vitin 2023 është 6 për qind më i ulët se ai i vitit 2022.

“Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët se ai i vitit 2022. Që dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës ministër i financave, çka me të thanë. E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi”, përfundoi Bajrami. /Zëri