Shembet dheu, bllokohet rruga Prizren – Prevallë
Aktuale
April 03, 2024 - 21:09
Rruga Prizren-Prevallë, më saktësisht në hyrje të fshatit Reçan është bllokuar si pasojë e shembjes masive të dheut dhe gurëve.
Qytetarëve u kërkohet që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative tjera për Prevallë dhe Brezovicë.
Ende nuk dihet nëse ekipet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në këtë pjesë, edhe më herët ka pasur rrëshqitje të dheut.