Zjarri në nënstacionin “Prishtina 3”, një pjesë e kryeqytetit mund të mbetet pa rrymë deri nesër

Zjarri në nënstacionin “Prishtina 3”, një pjesë e kryeqytetit mund të mbetet pa rrymë deri nesër

Aktuale April 03, 2024 - 21:39

Si pasojë e zjarrit që ka kapluar Nënstacionin elektrik “Prishtina 3”, qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike deri në sanimin e situatës, e cila mund të zgjasë deri nesër.

Kështu thuhet në njoftimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT).

Sipas njoftimit, ekipet e KOSTT-it dhe KEDS-it janë duke punuar pa ndërprerë në sanimin e avarisë në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji elektrike sa më shpejtë që është e mundur.

KOSTT ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në stabilizim të situatës.

Rreth orës 17:00, KEDS ka njoftuar se ekipet gjatë asaj kohe e kanë pasur të pamundur të intervenojnë, meqenëse aty sipas tyre, kanë qenë institucionet relevante shtetërore duke bërë vlerësimin e gjendjes dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas KEDS-it, Nënstacioni “Prishtina 3”, furnizon kryesisht qendrën e qytetit të Prishtinës. /Zëri