Grubi thotë se roli i LVV-së në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është i parëndësishëm
Foto: Zëri

Grubi thotë se roli i LVV-së në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është i parëndësishëm

Aktuale April 03, 2024 - 22:06

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nga BDI-ja, u pyet nëse Lëvizja Vetëvendosje ka rol të parëndësishëm në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë pyetje, ai tha se “ashtu duket sipas të gjitha sondazheve”.

“Ashtu duket sipas të gjitha sondazheve, ashtu duket sipas numrave të opozitës e cila trumbeton gjatë gjithë kohës që Lëvizja Vetëvendosje është me të edhe pse z.Kurti, e tha zëshëm mu në mes të Shkupit që LVV nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nuk është e regjistruar në Maqedoni por ja që një eksponent i tyre margjinal në Shkup është bërë pjesë e listave, ka qenë deputet i Partisë Demokratike Shqiptare”, tha Gubi në T7.