Ushtria serbe afër Bujanovcit, vlerësohet kërcënim ndaj Kosovës

Ushtria serbe afër Bujanovcit, vlerësohet kërcënim ndaj Kosovës

Aktuale April 14, 2024 - 20:05

Video të tilla, ku shihen tanke ushtarake të ushtrisë së Serbisë në afërsi të komunës së Bujanovcit, janë shpërndarë ditëve të fundit nëpër rrjete sociale.

Qytetarët të cilët kanë shpërndarë këto video, thanë kjo prani ushtarake në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është duke u rritur cdo ditë e më shumë. Për cka edhe ka shkaktuar shqetësim për ta të cilët kanë kërkuar reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe të ndërkombëtarëve.

E reagimin spektrit ndërkombëtar po e kërkon edhe ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i cili thotë se Serbia praninë e ushtrisë e arsyeton cdo herë me ushtrime e trajnime.

Valdet Hoxha – Ish.zv ministër i Punëve të Brendshme ka deklaruar “ Prania e ushtrisë serbe në afërsi të Bujanovcit, e kamufluar si trajnim nga Republika e Serbisë, është kërcënim direkt në radhë të parë, ndaj qytetarëve shqiptarë në atë pjesë të vendit, e pastaj edhe kërcënim direkt dhe presion ndaj shtetësisë së Kosovës.

Që shteti fqinjë i Kosovës, i udhëhequr nga Aleksandar Vuciq, vazhdimisht kërkon që të godasë stabilitetin në Ballkanin Perendimor, e thote ekserpti i sigurisë Drizan Shala. Ai thotë se një praktikë e tillë e dërgimit të vazhdueshëm të ushtrisë në vijë kufitare, e kishtë bërë Rusia para se të niste sulmet në Ukrainë.

Drizan Shala – Njohës i sigurisë ka shtuar se “Kjo ndër vete po ngerthen nje metedologji, dhe një doktrrin ushtarake të cilën e kemi parë, në mes Forcave Ushtarake ruse të cilët e kanë bërë një gjë të tillë, para invazionit të mundshëm ushtarak në territorin e Ukrainës, nuk do të thotë që do të ndodhë një invazion ushtarak i shtetit të Serbisë, në territorin e Kosovës, por mund të themi që në aspektin operacional dhe përcuerjes së mësazhit këto ushtrime po e dëshmojnë faktin e një elementi që politika zyrtare e Beogradit po tenton në cdo mënyrë dhe formë ta godas stabilitetin e rendit të Ballkanit perendimor.”

Serbia vazhdmisht dërgon ushtrinë në kufirin me Kosovës, sidomos kur tensionet në veri rriten. Një video të ushtrisë serbe shumë pranë territorit të Kosovës, e publikoi edhe gjatë muajit mars, kryeministri Albin Kurti i cili e kishte vlerësuar si një veprim jo normal këtë./dukagjini