Osmani: Të rizgjohemi si shoqëri, duhet të ndalet ky femicid që mori përmasa të jashtëzakonshme
Foto:Laura Hasani

Osmani: Të rizgjohemi si shoqëri, duhet të ndalet ky femicid që mori përmasa të jashtëzakonshme

Aktuale April 16, 2024 - 10:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar vrasjen e një gruaje në Pejë, që po dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti i saj, duke theksuar se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat.

Presidentja Osmani tha se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku u diskutua për dhunën ndaj grave.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar të gjithë në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të e një gruaje nga bashkëshorti saj. Ky fenomen i tmerrshëm, që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shet e si komb. Rizgjohemi të gjithë në këmbë kundër këtij fenomeni, sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë, që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi baza gjinore, e cila, siç e përmenda, po e njollos shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda. E kemi detyrë ta luftojmë këtë fenomen dhe t’i mbrojmë vajzat e gratë dhe qytetarët”, tha ajo. /EO