Të enjten, rundi i ri i dialogut për dinarin në Bruksel

Të enjten, rundi i ri i dialogut për dinarin në Bruksel

Aktuale April 16, 2024 - 12:36

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se ai dhe ekipi i tij nesër do të udhëtojnë për në Bruksel, ku të enjten pritet një rund i ri i dialogut për vendimin e BQK-së për dinarin.

“Po shkojmë me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje për dinarin, edhe pse nuk jam optimist, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e Prishtinës për të kërkuar zgjidhje përmes kompromisit”, tha Petkoviqi për Informer TV, transmeton Klankosova.tv.

Edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të presë kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një rund tjetër bisedimesh për të gjetur zgjidhje rreth vendimit të BQK-së për dinarin.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai theksoi se pret që palët të shkojnë në takimin në Bruksel me mendje të hapur.