Begaj: Pritet vetëm hapi final, i cili shënon momentin e merituar për të festuar
Foto: Laura Hasani

Begaj: Pritet vetëm hapi final, i cili shënon momentin e merituar për të festuar

Aktuale April 16, 2024 - 21:49

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për miratimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.

Begaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, falënderoi personat që kanë punuar për të mbështetur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE.

“Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar”, ka shkruar Begaj.