Ndalimi i policëve në Serbi, Haradinaj: Të jepet ultimatum për lirimin e menjëhershëm të tyre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndalimit të pjestarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë se reagimi inert dhe vetëm deklarativ shtetëror i Kosovës për arrestimin e Drejtorit Jankoviç dhe policëve të Kosovës në Serbi, shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze dhe pasigurinë për pjesëtarët e komunitetit serb në institucionet e sigurisë së Kosovës.
“Reagimi inert dhe vetëm deklarativ shtetëror i Kosovës për arrestimin e Zëvendës Drejtorit Jankoviç dhe policëve të Kosovës në Serbi, shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze dhe pasigurinë për pjesëtarët e komunitetit serb në institucionet e sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ndër të tjera ka kërkuar nga Qeveria, Presidenca, MPB-ja dhe MPJD-ja që të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm të tyre në të kundërtën sipas tij edhe Kosova do të veprojë me reciprocitet ndaj pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë të Serbisë, kurdo që hyjnë në territorin e Kosovës.
“Qeveria, Presidenca, MPB dhe MPJD do duhej të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm të tyre, në të kundërtën edhe Kosova do të veprojë me reciprocitet ndaj pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë të Serbisë, kurdo që hyjnë në territorin e Kosovës”, ka përfunduar Haradinaj. /Zëri