![Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia](/uploads/zeri.info/images/2024/April/19/auto_auto_Vjosa_Osmani-23-vjetori_i_themelimit_te_Policise_se_Kosoves-6_shtator_2022b-Laura_Hasani_copy17133555771713513237.jpg)
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Aktuale
April 18, 2024 - 22:08
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka njoftuar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar, nga autoritetet e Serbisë. Ai u mbajt në Rashkë që prej dje pas ndalimit në kufi.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka njoftuar se ai është duke ardhur në Kosovë.
“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë. Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.