Osmani: Çekaj ishte edhe politikan vizionar, edhe jurist i shkëlqyer

Osmani: Çekaj ishte edhe politikan vizionar, edhe jurist i shkëlqyer

Aktuale April 19, 2024 - 10:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj, duke thënë se përveç lider ushtarak, Çekaj ishte edhe politikan vizionar e jurist i shkëlqyer, i cili, siç tha Osmani, për realizimin e idealit të tij ishte i vendosur deri në fund, ndaj ra heroikisht në Betejën e lavdishme të UÇK-së, në Koshare.

“Shembja e kufirit në mes shqiptarëve ishte përmbushja e idealit, të cilin konkretisht e kishte filluar që nga viti 1991 kur kishte realizuar përgatitjet stërvitore ushtarake në Shqipëri së bashku me komandantin e UÇK-së Adem Jasharin dhe bashkëluftëtarin Zahir Pajaziti”, tha e para e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo tha se veprimtaria e bujshme politike e ushtarake, cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej organizatori e lideri të vërtetë, si dhe rënia e tij heroike në Betejën e lavdishme të Koshares e bëjnë atë ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për heroin Sali Çekaj”, tha Osmani.