Ambasada e SHBA-së publikon numrat për raportimin e dhunës në baza gjinore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar numrat ku viktimat e dhunës në baza gjinore mund t’i raportojnë rastet.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e SHBA-së ka kujtuar se Kosova ka një ligj që e dënon këtë krim.
Ky reagim i Ambasadës ka ardhur si shkak i dy vrasjeve të fundit në Kosovë, ku mbetën të vrara dy gra, në Ferizaj dhe Pejë.
“Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është krim, i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni: 0800 11 112 ose 192”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /Zëri
Kosovo has a comprehensive law on prevention and protection from all forms of domestic violence. Gender based violence is a crime, punishable by the law in force. Report it: 0800 11 112 or 192 https://t.co/1lYr39reis
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 19, 2024