![Publikohet lista e Qendrave të votimit në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan e Mitrovicë të Veriut](/uploads/zeri.info/images/2024/March/18/auto_auto_zgjedhjet-veri16859044511710768164.jpg)
Publikohet lista e Qendrave të votimit në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan e Mitrovicë të Veriut
Aktuale
April 20, 2024 - 10:26
Të dielën, më 21 prill qytetarët e veriut do t’i drejtohen kutive të votimit për të shkarkuar ose jo katër kryetarët shqiptarë të komunave në veri, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
E tashmë KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet që procesi të zhvillohet pa pengesa.
KQZ e ka bërë të ditur edhe listën e Qendrave të Votimit në katër komuna.
Sipas vendimit të KQZ-së, në ditën e votimit, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5.
Më poshtë mund t’i gjeni listat.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/April/20/auto_4._Severna_Mitrovica___21_04_20241713601703.jpg)