Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

Aktuale April 24, 2024 - 08:00

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku në ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Në orët e hershme të mëngjesit pritet të formohen kushte për mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-60 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7° C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18° C. /MeteoKosova