Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe
Foto: Laura Hasani

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Aktuale April 24, 2024 - 11:35

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të.

Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja e tretë e babait të tij që po e pret me shokët në Hagë, ndërsa është shprehur i bindur se ditëlindjen e radhës do ta festojnë bashkë në atdhe, transmeton Zeri.info.

“Babi sot mbush 56 vjet. Ditëlindja e tretë që po e kalon me shokë në Hagë, por me shpirt dhe vëmendje është me ne, duke ju gëzuar çdo lajmi të mirë nga familja dhe miqtë. Jam i bindur që ditëlindjen e ardhshme, ne familja dhe shokët e tij do t’na vjen radha të gëzohemi lajmit të mirë të kthimit të tij në atdhe. Urime dhe të dua bab”, shkroi Endriti në një postim në Instagramin e tij. /Zëri

Image