Ahmeti pasi hodhi votën e tij: T’i themi “jo” Rusisë e “po” Evropës

Ahmeti pasi hodhi votën e tij: T’i themi “jo” Rusisë e “po” Evropës

Aktuale April 24, 2024 - 15:03

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka hedhur votën e tij në Zajaz.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar se me votë, “kemi shansin historik të vulosim një herë e përgjithmonë orientimin tonë euroamerikan”.

“Sot në Zajazin tim shfrytëzova të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmë kontributi në trasimin e së ardhmes europiane. Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi 'jo' Rusisë, 'po' Evropës”, shkroi Ahmeti.

Ahmeti po ashtu u bëri thirrje qytetarëve të votojnë dhe uroi që procesi zgjedhor të jetë i mbarë.

“Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë europiane! Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe evropiane!”, shtoi ai. /kk