Fitoni para dhe shpërblime me Questia vetëm duke plotësuar anketën
Një mundësi e lehtë dhe e mirë është para jush, ku përmes pjesëmarrjes në anketa ju mund të fitoni para dhe shpërblime të shumta.
E gjitha që duhet të bëni është të plotësoni anketën në Questia, e cila është një komunitet online ku të gjithë anëtarët shprehin mendimin e tyre për çështje të caktuara duke kontribuuar në ndërtimin e një qasjeje më të thelluar për këto çështje.
Ju fitoni pikë duke marrë pjesë në anketat e Questia të krijuara posaçërisht për ju dhe më pas ju mund t'i konvertoni pikët tuaja në çmime reale.
Fitimi i shpërblimeve bëhet në disa mënyra, kjo varet edhe nga angazhimi juaj për të marrë sa më shumë pikë e për të hyrë pastaj në lojën ku dhurohen dhjetra shpërblime.
Mblidh pikët
Shpërblimi juaj nis që me regjistrimin në Questia. Duke plotësuar të dhënat tuaja , ju përfitoni 100 pikë dhe një biletë të përhershme për shpërblimet tona mujore.
Për secilën anketë në të cilin merrni pjesë, ju merrni një numër të caktuar pikësh, në varësi të kompleksitetit të tij. Më shumë anketa të përfunduara, më shumë pikë të fituara!
Shpërblimet te tjera
Për të shpërblyer anëtarët, Questia të jep mundësinë të fitosh pikë në çdo anketë që ju plotësoni, të cilat konvertohen në Gift Cards me vlera: 20 EUR. Përveç çmimeve që ju fitoni prej përkushtimit tuaj, ne organizojmë dhe Programin e shpërblimeve mujore, ku çdo muaj 5 anëtarë me fat përfitojnë shpërblimet, si dhe çdo tre muaj 1 shpërblim premium.
Çfarë shpërbleme ofrojmë në Programin e shpërblimeve?
- 1 x Apple iPhone 15, 128GB, Black, çdo 3 muaj
- 1 x Samsung Galaxy A54 5G, 6.4 çdo muaj
- 1 x Apple AirPods gjenerata e 2-të, çdo muaj
- 1 x Tablet Lenovo Tab M10, çdo muaj
- 1 x kupon në Gjirafa Mall në vlerë prej 50 EUR , çdo muaj
- 1 x kupon në Gjirafa50 në vlerë prej 50 EUR, çdo muaj
Çfarë mund të bëni për të fituar?
Anëtarët e Questia mund të marrin pjesë në Programin e shpërblimeve me bileta që mund të jenë të dy llojeve:
Bileta e përhershme për shpërblimet e cila ofron një shans të përhershëm të pjesëmarrjes në shortetë mujor, për aq kohë sa hyni në llogarinë tuaj në Questia të paktën një herë në muaj.
Biletat shtesë për shpërblimet ju ofrojnë shanse shtesë për të fituar dhe janë të vlefshme vetëm për atë muaj.* Ju merrni pjesë me të gjitha biletat shtesë të mbledhura (përfshirë biletën e përhershme) deri në shpërblimet më të afërt. Pas shortit, biletat tuaja do të jenë përdorur, por ju ende do të keni biletën e përhershme në llogarinë tuaj. Për të pasur më shumë shanse për shpërblimet mujore të tjera, duhet të mblidhni bileta të reja shtesë.
Si mund të merrni biletën e përhershme?
Bileta e përhershme jepet pasi të jenë plotësuar të dhënat personale në faqen e Konfigurimit të Profilit.
Si mund të merrni biletat shtesë?
Duke plotësuar anketa - për secilën anketë të plotësuar, ju përfitoni 1-3 bileta për shpërblimet Questia.
Duke ftuar miqtë tuaj në Questia - për secilin mik të ftuar që krijon dhe aktivizon llogarinë, ju merrni një biletë shtesë për shpërblimet aktuale mujore.
Duke konvertuar pikët tuaja në bileta shtesë për Programin e shpërblimeve - për shembull, me 200 pikë*** ju mund të blini 1 biletë shtesë për shpërblimet aktuale mujore.
Si realizohet procesi i nxjerrjes së fituesve të shpërblimeve?
Xhirot e shpërblimeve do të zhvillohen një herë në muaj, si dhe çdo tre muaj edhe shpërblimi premium. Datat do të shfaqen në Rregullat e Programit të shpërblimeve.
Cilat janë kriteret për nxjerrjen e fituesve?
Biletat fituese në shpërblimet zgjidhen rastësisht duke përdorur platformën e Questia.
Ju merrni pjesë në Pogramin e shpërblimeve nëse plotësoni kërkesat e mëposhtme:
Ju keni të paktën një biletë të vlefshme për raundin e muajit aktual (një biletë e përhershme dhe/ose biletë shtesë)
Ju keni hyrë në llogarinë tuaj të paktën një herë në muajin e kaluar
Kontrolloni statusin e biletave tuaja në faqen Aktiviteti im.
Si shpallen fituesit?
Anëtarët, biletat e të cilëve zgjidhen si fituese, informohen përmes emailit dhe ata kanë 7 ditë që të kërkojnë çmimin/ dhuratën e tyre duke filluar nga dita e marrjes së emailit. Për të përfituar çmimin, fituesit do t'i kërkohet me email të konfirmojë identitetin të tij/saj. Të gjithë anëtarët me biletat fituese kalojnë përmes këtij procesi verifikimi.