Osmani takon anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Finlandës, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Osmani takon anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Finlandës, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale April 24, 2024 - 19:09

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar deputetët e Parlamentit të Finlandës, njëherit anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, kryesuar nga Kryetari i Komitetit, Kimmo Kiljunen.

Bëhet e ditur se në takim u fol për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, marrëdhëniet mes dy vendeve, rritjen e bashkëpunimit dhe për zhvillimet e fundit.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka falënderuar deputetët finlandez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbështetjen e pakursyer për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke theksuar rëndësinë e këtij anëtarësimi për fuqizimin e të drejtave të njeriut për çdo qytetarë pa dallim, forcimin e demokracisë, si dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, bëhet e ditur se synim i të dyja vendeve, Kosovës dhe Finlandës, është rritja e bashkëpunimit mes të dyja shteteve.