Zgjatet orari për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale
Aktuale
April 25, 2024 - 11:40
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se është zgjatur orari për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale.
Sipas Agjencisë, të gjitha qendrat për pajisje me dokumente gjatë ditëve të punës do të punojnë me orar të zgjatur, deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.
Ndërkaq edhe Drejtoria për Prodhim të Dokumenteve gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.
“Ky vendim është marrë në mënyrë që t’u lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale. Ky vendim për rritjen e orarit do të zgjasë deri te një vendim tjetër, për të cilin do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim. /Zëri