Në Bruksel fillon takimi trepalësh

Në Bruksel fillon takimi trepalësh

Aktuale April 25, 2024 - 13:24

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për të vazhduar diskutimet e asaj që quhet “çështja e dinarit”.

Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq më ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçakut do të duhej të deklarohen lidhur me propozimin evropian për mënyrat si të zbatohet Rregullorja e BQK-së sipas të cilës, euroja është valuta e vetmja e vlefshme për pagesa me para të gatshme.

Është ky takimi i pestë i kryenegociatorëve ku trajtohet e njëjta çështja. Në takimin e fundit nuk u zhvillua takimi i përbashkët, meqë pala serbe erdhi me propozim të ri, ndonëse takimi ishte organizuar për t’u deklaruar palët lidhur me propozimin evropian. Këtë propozim e pranon pala kosovare, ashtu siç kishte deklaruar Besnik Bislimi.

Kësaj radhe nuk janë zhvilluar takimet e ndara mes delegacioneve dhe ndërmjetësit evropian, por është kaluar direkt në takimin trelateral.