Abdixhiku nga Gjakova: LDK-ja mbetet pasuri kombëtare dhe udhërrëfim për të ardhmen

Abdixhiku nga Gjakova: LDK-ja mbetet pasuri kombëtare dhe udhërrëfim për të ardhmen

Aktuale April 25, 2024 - 23:34

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar degën e partisë së tij në Gjakovë për të shënuar 34-vjetorin e themelimit të saj.

Abdixihku përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se mes veprimtarëve të të gjitha gjeneratave, nderuan të shkuarën dhe shtruan nevojën për të bërë të ardhmen,

“LDK-ja mbetet pasuri kombëtare dhe udhërrëfim për të ardhmen! Tubimet e LDK-së, në Kosovë dhe në mërgatë, po na japin shpresë dhe vullnet. Rikthimi i madh qytetar ka qenë synimi ynë parësor; si parakusht për ofrimin e një alternative të djathtë e zhvillimore për të ardhmen”.

“I lumtur, jashtëzakonisht i lumtur, me punën dhe vitalitetin e secilës degë të Lidhjes. Kjo frymë e re po merr formë; ‘Rruga e Re’ po merr mbështetje! Të faleminderit Shefqet Shehu për gjithë punë e gjithë angazhimin”, shkroi Abdixhiku.