“Termokosi” përmbyll sezonin e ngrohjes
Foto: Laura Hasani

“Termokosi” përmbyll sezonin e ngrohjes

Aktuale April 26, 2024 - 12:12

Me rastin e përmirësimit të motit, sot “Termokosi” ka marrë vendim për përmbylljen e sezonit të ngrohjes për vitin 2023/2024.

“Termokos” njofton se ky sezon është karakterizuar si një sezon me përmbyllje të suksesshme.

“Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonet më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës Ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij sezoni thuhet se ka pasur rritje 7% të energjisë termike në krahasim me vitin e kaluar, diku rreth 328 mijë MWh, po ashtu edhe nga KEK-u me rritje prej 14.6%, ku u ekstaktuan 303.15 GWh energji.

“Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike, ose 7% më shumë se sezonin e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe te liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m²”, shkruhet një njoftim.

Tutje thuhet se ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e paratestuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

“Termokosi” thotë se kjo fazë kishte qenë tesutese para aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumimin dhe si rrjedhojë e këtij testimi mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

“Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë”, vazhdon tutje njoftimi. /Zëri