Komuna e Gjilanit “reklamon” investimin, një rezervuar 1000-litërsh për ambulancën në Pogragjë

Komuna e Gjilanit “reklamon” investimin, një rezervuar 1000-litërsh për ambulancën në Pogragjë

Aktuale April 26, 2024 - 15:37

Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Pogragjë nuk do të ketë më problem furnizimin e rregullt me ujë, ka njoftuar Komuna e Gjilanit.

E gjithë problemi me ujë thuhet se është zgjidhur pasi është dhënë donacion një rezervuar 1000-litërsh për këtë qendër, shkruan Zeri.info.

“Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Gjilanit tha se falë bashkëpunimit me organizatën ‘Islamic Relief’, përmes koordinatorit në Gjilan Dardan Veseli, u mundësua të na dhurohet donacion rezervuari 1000 litra për Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Pogragjë - qendër kjo e cila në vazhdimësi është ballafaquar me pengesa të furnizimit të rregullt me ujë”, thuhet në njoftimin që Komuna e ka dhënë me pompozitet për këtë investim.

Doruntina Hasani më tej shtoi se përmes Drejtorisë për Shërbime Publike së shpejti do të implementohet projekti për rregullimin e ujësjellësit të fshatit, nga i cili do të përfitojë edhe ambulanca.

“Në qeverinë tonë sfidat trajtohen me prioritet. Të tjerët flasin, ne punojmë”, tha drejtoresha Hasani, transmeton Zeri.info.

Image