Bilall Kasami e “tradhton” Albin Kurtin, pyetet a jeni për martesa të së njëjtës gjini
Foto: ZKM

Bilall Kasami e “tradhton” Albin Kurtin, pyetet a jeni për martesa të së njëjtës gjini

Aktuale April 27, 2024 - 17:43

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është pyetur lidhur me zotimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti votimin e Kodit Civil që mundëson martesat e gjinisë së njëjtë.

Kasami tha se partia që ai drejton është e qendrës së djathtë dhe si të tillë i mbështesin vetëm martesat tradicionale.

“Ne jemi parti konservatore, jemi i qendrës së djathtë, dhe ne mbështesim familjet tradicionale. Nëse atë e ka thënë Albini Kurti mund të shkosh në Kosovë lirisht edhe…”, ka thënë Kasami.

Përndryshe, kryeministri Albin Kurti e ka mbështetur publikisht koalicionin “VLEN” në Maqedoni të Veriut në zgjedhjet për president.