Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale April 29, 2024 - 08:09

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën e sotme pritet të dëshmoi një dëshmitar i ri, pasi te enjten e ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 57-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari u dëgjua në seancë të mbyllur dhe zgjati vetëm gjatë sesionit të paradites të së enjtes, kurse pjesa tjetër e seancës u pezullua.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, nuk ka dhënë ndonjë shpjegim përveçse ka theksuar që seanca përfundoi.

Edhe DHSK-ja, përmes një njoftimi për media, ka thënë se ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 57-të.

Gjykimi rinis sot në orën 09:00.