Kërkohet ndihmë për gjetjen e një 12-vjeçari nga Shtimja, raportohet i zhdukur që nga mesdita

Kërkohet ndihmë për gjetjen e një 12-vjeçari nga Shtimja, raportohet i zhdukur që nga mesdita

Aktuale April 29, 2024 - 22:31

Melos Rexhaj, një 12-vjeçar nga fshati Petrovë në Komunën e Shtimes, është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij që nga ora 13:00 e ditës së sotme ( e hënë).

Melosin e fundit e kanë parë me një trenerkë të kaltër dhe pantallona të zeza, ndërsa është nisur nga shtëpia duke udhëtuar me biçikletën e tij.

Arbër Rexhaj, një fqinj i familjes Rexhaj, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

“Personi në fotografi është Melos Rexhaj nga fshati Petrovë, komuna e Shtimës fqinj i imi, 12 vjeçar. Sot prej ores 13:00 është i humbur kishte të veshur nje trenerk të kaltër dhe pantallona të zi ishte me bicikletë, nëse dikush e ka parë diku ose e sheh ju lutem le të lajmrojë në këtë numër telefoni 045870606 (Nëna e tij, Hanife Rexhaj) Faleminderit për mirëkuptim dhe mbështetjen!” shkruan Arbër në thirrjen e tij për ndihmë.

Familja Rexhaj i falënderojnë të gjithë për përkushtimin dhe ndihmën që mund t’i japin për Melosin.