Gjendet 12-vjeçari që u raportua i zhdukur në Shtime

Gjendet 12-vjeçari që u raportua i zhdukur në Shtime

Aktuale April 29, 2024 - 22:52

Është gjendur shëndoshë e mirë djaloshi 12 vjeç nga Shtimja i cili u raportua i zhdukur që nga ora 13:00 e ditës së sotme.

Këtë e ka bërë të ditur fqinji i tij Arbër Rexhaj në rrjetin social Facebook, i cili përmes një postimi të mëparshëm kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Melosit, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Të dashur miqë, shokë e dashamirë!

Melos Rexhaj u gjend gjallë, shëndosh e shumë mirë.

Ju falënderojë përzemërsisht për mbështjen kaq të madhe e aq të shpejtë në gjetjen e Melosit

Shumë shumë faleminderit nga zemra!