SBASHK-u proteston të mërkurën
Foto: Laura Hasani

SBASHK-u proteston të mërkurën

Aktuale April 30, 2024 - 10:44

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), do të protestojë të mërkurën.

Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10:30 deri në 11:00 në oborrin e Bibliotekës Kombëtare.

“Në orën 11:00 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalen 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt hotel ‘Grand’ dhe sheshit ‘Zahir Pajaziti’, për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë. Me të arritur (rreth orës 12:00) aty kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes mikrofonit shpalos kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

“Pastaj flet kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli. Pas tij kryetari nga sektori privat Isuf Azemi i drejtohet Qeverisë me kërkesat e veçanta në emër të anëtarësisë që përfaqëson”, shkruan tutje.

“Në orën 12:30 shpallet e mbyllur protesta dhe protestuesit shpërndahen në mënyrë të qetë”.