Anulohet tenderi për furnizim me flamuj, ja arsyeja e vendimit
Foto: Laura Hasani

Anulohet tenderi për furnizim me flamuj, ja arsyeja e vendimit

Aktuale April 30, 2024 - 11:14

Zyra e Prokurimit e Policisë së Kosovës e ka anuluar tenderin për furnizim me flamuj të Policisë së Kosovës dhe flamuj shtetërorë.

Në bazë të postimit në platformën online E-Prokurimi, anulimi i tenderit është bërë për arsye se asnjë nga ofertat e pranuara nuk ishin përgjegjëse.

Vlera e parashikuar për këtë tender ishte me shumë mbi 30 mijë euro.

Sipas dosjes, për këtë shërbim kishin ofertuar tri kompani. /Zëri

Image