Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari
Foto: Laura Hasani

Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari

Aktuale May 02, 2024 - 10:45

Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të komandantin të UÇK-së Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirëve që ranë në Drenicë më 30 prill 1999.

Në fjalën e rastit presidentja Vjosa Osmani tha se heroi Kodra ishte “dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari”.

“Bashkë me të jo vetëm që themeluan bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zhvilluan trajnime në Shqipëri, për të qenë gati për ta mbrojtur atdheun”, tha Osmani.

Ajo theksoi se sulmet e regjimit gjenocidal të Serbisë mbi fshatrat e Drenicës, kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.

“Përballë regjimit kriminal të Serbisë Ilaz Kodra me bashkëluftëtarët qëndruan të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror”, tha ajo.

E para e shtetit theksoi se Kosova ishte viktimë.