Sigurimi thirret në sallën e Kuvendit, Zyba dhe Shala tensione te foltorja [video]
Foto: Laura Hasani

Sigurimi thirret në sallën e Kuvendit, Zyba dhe Shala tensione te foltorja [video]

Aktuale May 02, 2024 - 12:51

Kuvendi i Kosovës po vazhdon debatin në lidhje me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Seanca po përcillet me debate dhe tensione mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës, ku në foltore dolën deputeti i PDK-së Ferat Shala dhe ai i LVV-së Sali Zyba, raporton Zeri.info.

E gjitha kjo ndodhi pasi nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci ia dha fjalën për replikë deputetes së LVV-së Mimoza Kusari-Lila, për çka s’u pajtuan deputetët e opozitës dhe Shala i PDK-së u ngjit te foltorja për t’ia ndalur fjalën e më pas për ta mbrojtur bashkëpartiaken e tij te foltorja doli edhe Zyba i LVV-së.

Bogujevci, duke parë këtë situatë, thirri sigurimin t’i largonte dy deputetët nga foltorja, por sigurimi nuk erdhi dhe deputetët u larguan pa pasur nevojë për ndërhyrje. /Zëri

Image
Image
Image