Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Aktuale May 02, 2024 - 13:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në akademinë përkujtimore për masakrën e 2 majit në fshatin Studime të Vushtrrisë, tha se si shtet dhe si komb ende duhet të përballemi me plagë të hapura e dhimbje të papërballueshme.

Historitë e masakrave në Kosovë janë dëshmi e fuqishme e së drejtës sonë dhe konfirmimit të faktit të njohur botërisht se Kosova ishte viktima e agresionit, teksa Serbia shoviniste ishte agresori, se Serbia kreu krimet, ndërkaq Kosova mbronte vetveten.

Osmani tha se këtë të vërtetë do ta mbrojmë kudo e kurdo, ngase lufta jonë çlirimtare ishte luftë për liri, për mbrojtjen e të drejtës së dinjitetit tonë, për mbrojtjen e shtëpisë sonë njësoj sikur bëri secili dëshmor, hero, secili luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

Komuna e Vushtrrisë ka organizuar akademi përkujtimore për masakrën e 2 majit në fshatin Studime. /rtk